Deputetja e PD, Grida Duma ka dënuar sot sulmin që qeveria po i bën mediave në pronësi të Irfan Hysenbelliut përmes një aksioni të paligjshëm në biznesin e tij Presige Resort në Golem.
Duma tha se qeveria dhe kryeministri “kanë kaq kohë që duan të japin shfaqjen e të fortit”, përmes këtij aksioni.
“Këtu në vend të ishte forca e shembullit, se ky resorti është shembull, mënyra e bukur si është shtrirë turizmi është duke u përballur shembulli me forcën e një pushteti që s’dua më shumë ta perifrazoj por në gjuhën shqipe pushteti është pusht- et që ngerihet mbi fuqinë e asaj që duhet ti shërbejë”.
”Gjithcka ka problem është ta nisë zinxhirin e krimit këtu. Jo se do i mungojë mbrojtja medias, por News 24 është media që bën opozitë. E kuptoja që opozitarizmi i News 24 bashkë me Panorama, me Balkan ëeb, u rritën duke treguar korrupcionin e drejtorucëve që me një pamje të FB të vet sapo shfaqej te News 24 e fshinin në llogaritë e tyre sociale të luksit të tyre njerëz që vijnë nga hiçi, vjedhin këdo e mund ta ekspozojnë luksin.
Kur News 24 nisi këtë e kuptoja qartë që situata nuk do ishte e njëjtë për mediat tuaja.
Kjo është fabula bjeri pragut të dëgjojë dera, pse ky është pragu.
Që ajo dera e mediave të pushojë, sic e bëjnë me cdo qytetar të thjeshtë që thotë mos dil në protestë se të hoqëm nga puna, mos shko atje se nuk pranohesh nga spitali/
Kjo është nisja e zinxhirit të krimit shtetëror, ky është nën rrogoz.
Në botë kur ndodhin investime të mira gjioja pa leje legalizohen se janë investime të mira të zhvillimit e pastaj shteti përfiton duke marrë gjobën dhe investimin”, tha Duma për gazetarin Osman Stafa.
Ky sulm është dhe një mesazh ndaj mediave e bizneseve të tjera?
Grida Duma: Patjetër, arsyeja pse po u rrinë këtu 3-4 ditë është për atë gropën aty?
Jo, është për gropën e atyre që duhet të kuptojnë që do “t’u bëjmë gropën nëse nuk heshtni”.
Kjo është gropa e atyre që duan të bëjnë shqiptarët shurdh memec.