Dita e sotme i ka gjetur sërish pushuesit me zhurmën e fadromë pasi vijon aksioni i paligjshëm i IKMT në ‘Prestige Resort’.
Gazetari Osman Stafa tha se turistët janë shprehur të keqardhur. Ata kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri, në këtë resort, por janë përballur me këtë situatë.
Zhurma e madhe është kthyer në shqetësim për të gjithë. Ndërkohë IKMT ka shkatërruar dy pishina, duke mos e ndalur aksionin, edhe sot sot është Shenjtërimi i Nënë Terezës, ditë pushimi.