Hiqet dera e fundit e blinduar në PD/ Almer Toska: Basha u prezantua me qasje perëndimore por rezultoi tipik lindor

Një ditë më parë, u asgjësua edhe dera e fundit e blinduar nga selia e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për derën anësore prej nga hynin në seli gjatë muajve të fundit zyrtarët dhe administrata e partisë.

Sipas dëshmisë së punëtorëve që u morën me çmontimin e saj, dera peshonte rreth 350 kilogramë dhe ishte njëra prej 6 dyerve të blinduara me të cilat Lulzim Basha kishte fortifikuar selinë e demokratëve.

Puna për ç’blindimin e selisë së Partisë Demokratike filloi mbrëmjen e të shtunës, pothuajse 3 muaj pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi vendosën bunkerizimin e saj, duke e blinduar me dyer hekuri e profile metalike.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv në një lidhje me ‘Skype’ Almer Toska, gazetar.

“Rrëzimi i dyerve jo vëtëm për mua po për të gjithë ato demokratë që kanë qëndruar pranë Partisë Demokratike si shpresa e vetme për të rrëzuar Edi Ramën, në fakt rrëzoi veten. Rrëzimi i dyerve ishte rrëzimi i epokës së mashtrimit , ku brenda ishte një grup i vogël që drejtonte partinë demokratike, ndërkohë që falsiteti dhe mashtrimi u servirej demokratëve si platformë qeverisëse ndërkohë që ishte e kundërta, ku mbizotëronte klientelizmi pranë Bashës, dhe asnjëherë nuk u mor seriozisht beteja për të mundur Edi Ramën.

Pra, Partia Demokraitke me largimin e dyerve largoi metatazat që kishin zotëruar godinënë dhe selinë por jo bazën. Ndarja mes Bahës dhe bazës ishte shumë dukshme me vite me radhë dhe pse ata e mbështesnin dhe besonin që Partia Demokratike do vinte në pushtet por nuk ishte një besim real nga lideri, që erdhi me qasje perëndimore. Por ky perëndimor rezultoi lindor shumë i thellë, mund të ishte një kuban apo lider koreano-verior ndërkohë që izoloi Partinë Demkoratike. Nuk është vetëm për mbylljen dhe blindimin e disa dyerve të hekurit por është blindimi në ide dhe në sinqeritetin e demokratëve”, u shpreh Toska.