Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar disa urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.
Ndërkohë mësohet se aktualisht janë ekzekutuar 7 nga rreth 12 urdhër arrestet të lëshuara.
Policia aktualisht po kryen arrestimet pas lëshimit të këtyre urdhër arresteve nga SPAK.
Deri më tani është arrestuar ish-administrator i bashkisë së Fierit (aktualisht drejtor i Albetrol).
Aktualisht operacioni i policisë në terren vijon, për ekzekutimin e të tjerë urdhër arresteve.
Në lidhje me çështjen e inceneratorëve u ngrit një Komision Hetimor, i cili për të dëshmuar disa administratorë dhe punonjës të 3 inceneratorëve, të Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës.
Ndërkohë, opozita akuzon qeverinë se dëmi i shkaktuar nga afera e inceneratorëve kap shifrën e 4.3 milionë eurove.
Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto.
Aktualisht qeveria vazhdon pagesat për të tre Inceneratorët.