Një pushues shqiptar që ka udhëtuar nga Gjermania për të pushuar në ‘Prestige Resort’, tregoi përvojën e tij dhe të familjes kur u zgjuan dje të tmerruar pas aksionit të IKMT-së.
Ai tha se kjo gjë nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës, ndërsa shtoi se imazhi i Shqipërisë prishet.
“Jetoj në Gjermani. Ky është viti i tretë që vi në Shqipëri. Këtë vit vij në ‘Prestige’. Përshtypjet e para sa i përket ‘Prestigit’, janë shumë të mira, i përket një standardi perëndimor. Ka shumë potencial si hotel. Është një nga më të mirët në Shqipëri. Pastërtia është e para, ushqimi është trandicional. Kemi kaluar shumë bukur. Për mua ka qenë traumatizim i paparashikueshëm. Kur u zgjova, mendova se ishte një ëndërr.
Kjo nuk ekziston në kohën civile. Jemi 8 persona këtu, familja ime dhe motra ime me familjen. Në orën 7 të mëngjesit vjen këtu një bagerist dhe nis aksionin, s’ka ndodhur. Po luajnë me imazhin e Shqipërisë. Si të shkoj unë të tregoj jashtë? Unë kam paguar për atë pishinë. Se dimë se çfarë ka ndodhur, mes resortit dhe qeverisë?
Pse duhet të vinte në kohën e turizmit, por i humbin imazhin Shqipërisë dhe resortit. Dikush nuk i di rrethanat e tjera, nëse ka apo jo leje resorti, ndaj kam pasurinë, nëse do të dua të kthehem sërish në Shqipëri për pushime. Gruaja ime se besonte kurrë me sytë e vetë atë çka ndodhi dje, askund nuk është bërë kjo gjë”, tha pushuesi.