Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga Kavaja, atje ku po shpërndahen banesa për familjet e prekura nga tërmeti, theksoi se kjo është kriza e tretë që pëson vendi ynë; tërmeti, pandemia dhe pasojat e luftës. Gjatë fjalës së tij Ametaj tha se në Kavajë kanë hyrë në banesat e reja, 359 familje të prekura.
Ndërsa në Golem, vijon Ahmetaj, janë futur në banesat e reja 45 familje.
“Për të gjithë që na ndjekin, sot janë 359 familje këtu në Kavajë dhe 45 në Golem që hyjnë në shtëpitë e reja. Është një premtim i mbajtur i Kryeministrit. Dua tju kujtoj ju dhe shqiptarëve. Kjo është kriza e tretë që Shqipëria kalon. Tërmeti, pandemia dhe pasojat e luftës. Imagjinojeni që atë ditë që ra tërmeti, që u gjendëm në pandemi dhe sot që jemi në këtë krizë, të ishim me një kryeministër tjetër. Sot dua që të kujtojmë dhe të përmendim dhe të shpërndajmë atë që kemi në zemër dhe në mendje. Askush nuk ngeli vetëm. Sëbashku do e kalojmë siç e kaluam dy të tjerat”, tha Ahmetaj.