Një biznesmen nga Shqipëria 46-vjeç i identifikuar i Dzani Topali është zhdukur në Rodos të Greqisë prej mbrëmjes të së dielës.
Mediat greke bëjnë me dije se punonjësit e policisë po këqyrin automjetin e 46-vjeçarit tip Honda e cila u gjet me xhamat hapur dhe pa çelësa në Kalythies.
Një dëshmitar vuri re automjetin mëngjesin e të hënës dhe njoftoi policinë ndërkohë që rezulton se celulari i tij rezulton i fikur prej mbrëmjes së të dielës.
Një kamerier në një restorant në zonën ku u raportuan gjurmët e fundit të shqiptarit babai i tre fëmijëve tha se ai kishte drekuar bashkë me dy bashkëatdhetarë dhe një djalë 10-vjeçar.
Biznesmeni shqiptar kishte dhënë shumë borxhe dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet. Ndërsa një ditë pasi humbi gjurmët ai do të kishte një takim me një pronar hoteli i cili duhet t’i paguante 30 mijë euro për punën që kishte bërë.
Natën e zhdukjes dyshohet se ai ka pasur takim me një tjetër biznesmen me të cilin kishte rënë dakord për të marrë një pjesë të parave që ai i kishte borxh. Ky i fundit ka deklaruar në polici se në momentin e fundit takimi i tyre ishte anuluar.
Policia ka kontrolluar të gjitha pikat e daljes nga ishulli Rodos për të rënë në gjurmët e biznesmenit shqiptar.
Zhdukja e tij ka sjellë ankth te familjarët e 46-vjeçarit. Bashkëshortja dhe vëllai i tij. Bashkëshortja dhe vëllai i tij të shoqëruar nga avokati njoftuan prokurorin publik dhe drejtorin e policisë.