Abuzoi seksualisht me minorenen, arrestohet 21-vjeçari (EMRI)

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një minorene.

Ngjarja ndodhi në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Kevi Tanushi, 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 

Tanushi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.