Plagosje me armë zjarri, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

Një plagosje me armë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. 46-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar pas mbërritjes së policisë menjëherë në vendin e ngjarjes”, njoftojnë uniformat blu.