News 24 ka publikuar sot dy fotografi të kryeministrit Rama në kohën kur po ndërtohej Prestige Resort, pasi ai kishte dhënë lejen si dhe një fotografi tjetër kur po drekonte me ish-Presidentin e Kosovës, Bexhet Pacolli dhe ish.zvkryeministrin, Arben Ahmetaj.
Pasi e ka inspektuar vetë ndërtimin e resortit, apo pasi e ka frekuentuar me zyrtarë të lartë, kryeministri Rama befas ka kuptuar se resorti është i paligjshëm.