Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar për sulmin e paligjshëm që IKMT bëri në “Prestige Resort”, duke shembur dy pishina.
Sipas Pollos, “sulmi ndaj Prestige Resort është për të disiplinuar median; për të bërë shembull! Do të dështojë”.
Kujtojmë që aksioni i IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort” në Golem nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë paralajmërim është ndërhyrë për të prishur dy pishinat e resortit.
Ky është një sulm i pastër politik që bëhet ndaj mediave në pronësi të “Hysenbelliu Group”.