Zëvendëspresidentja e ‘Hysenbelliu Group’, Fabiola Hysenbelli pohoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për ndërhyrjen e paligjshme të IKMT në Prestige Resort.
Ajo tha se Rama kërkoi që të ndryshohej politika editoriale, ndërsa theksoi se ai duhet të tregojë dokumentet mbi të cilat është bazuar që po shemb sot dy pishina të ‘Prestige Resort’ në Golem, në pronësi të “Hysenbelliu Group”.
Kjo situatë ishte e planifikuar nga zoti Edi Rama. Ai është mundur të negociojë për editorialin e News24 dhe Panorama. Ne jemi këtu për ti thënë; ne nuk ndryshojmë editorianlin. Kjo që po bën ti nuk na mposht. Ne nuk mposhtemi me fadroma dhe Dallëndyshet.
Sot këto dy pishina ishin duke u përdorur nga turistë. Sot duhet t’ia shpjegojmë sot 100 amerikanëve që kanë ardhur për një dasmë. Kemi turistë nga Skandinavia, nga Europa, dhe thonë si kam mundësi? Shteti te ne është kthyer në privat dhe jo në shtet. Ta dëgjojë mirë sot Edi Rama. Këtë që po bëjë sot, do ta mbajë mend, ai dhe stafi i tij që po shkelin ligjin dhe gjykatat. Gjithçka është firmosur nga ai.