Deputetja e Partise se Lirisë, Erisa Xhixho e pranishme në aksionin e IKMT në “Prestige Resort” e ka quajtur të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike.
“Biznese që mbajnë familje të tëra me paga dhe punësim vjen dhe i shantazhon dhe dëmton një biznes ku fare mirë me gjuhën e dialogut mund të gjejë një mirëkuptim”, tha Erisa Xhixho.
Gjithashtu edhe nga ana e tij deputeti Petrit Vasili, tha se kjo është një hakmarrje e qeverisë pas denoncimeve të shumta.
Ndonëse është një objekt i miratuar nga kryeministri Edi Rama, sot IKMT po ndërhyn për të prishur “Prestige Resort”.