“Po nxirrni 200 punëtorë mes katër rrugëve”, video e qytetares së revoltuar: Një shtet gangsterësh po dëmton biznesin në mes të sezonit turistik

Në një reagim në Facebook, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për aksionin e IKMT në ‘Prestige Resort’. Xhixho thotë se shteti me sjellje gangsterësh dëmton biznesin në mes të sezonit turistik.

Xhixho ka publikuar edhe një video një  zonjë shprehet se është e punësuar dhe se ushqen familjen.

“Shteti le të më gjejë punë njëherë sepse edhe një asistencë 30 mijë lekë ma hoqi. Unë ushqehem këtu, ushqej familjen. Jemi 200 punëtorë këtu që po i nxirrni mes katër rrugëve, unë nuk lëviz le të vijë edhe Edi Rama”, shprehet zonja në videon e publikuar.

Statusi i Erisa Xhixhos.

Një shtet me sjellje gangsterësh që dëmton biznesin në mes të sezonit turistik.

Një shtet që në mënyrë të paligjshme tmerron jo vetēm turistët e huaj e vendas, por hedh në rrugë punëtorët që ushqejnë fëmijët me punën në këtë biznes.

“Më mirë skllave në Europë se qytetare në këtë vend”, thotë një pushuese emigrante.

Kaq mjafton për të kuptuar sa të pajetueshëm e ka bërë këtë vend kjo qeveri banditësh.

Çdo koment tjetër është i tepërt!

Dëgjoni fjalët e kësaj zonje.