Ditën e djeshme gjatë protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve ndodhi një incident që nuk u prit mirë nga protestuesit dhe jo vetëm.
Gjatë kohës që nënë Liza, e “5 Majit” po fliste për problemin që ajo ka, një grua e largoi me forcë nga protesta me pretekstin se po bënte politikë.
Kjo grua mësohet se është mamaja e dy fëmijëve që punojnë në Bashkinë e Tiranës dhe kjo e tregon më së miri qëllimin që ka patur.
Gazetarja Domenika Bajraktari ka treguar se kjo grua quhet Drita Arapi dhe dy fëmijët e saj punojnë njëri te zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake.
Sipas gazetares kjo grua nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare, por për të prishur protestën e dhunuar Nënë Lizën.
Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli. Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare. Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…