Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur përsëri familjen Xheka në Bulqizë, ku vetëm disa ditë më parë humbi jetën në mënyrë aksidentale djali i kësaj familjeje, Ildi Xheka.
Të afërmit kanë njoftuar përsëri nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, se pas Ildit edhe nëna e tij ka ndërruar jetë. Ata e kanë cilësuar ngjarjen si ‘Tragjedi’, duke u lutur që askush të mos e provojë.
Edhe nënën e morre me vete
Shpejt o Ildi pa mendue
Kjo tragjedi mos i raft kujt me provue
Nënë e zeza me ty u bashkue