Grupi parlamentar i PD ka paralajmëruar mbledhje, Berisha: Do të jem i pari që do të marr pjesë, ne s’jemi të ndarë!

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të jetë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe pse zyrtarisht nuk i ka ardhur një ftesë. 

Ai ka thënë se do të jetë i pranishëm, për shkak edhe të detyrimit që ka për Kuvendin e 11 dhjetorit. 

Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje të grupit të jenë edhe të përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju ka autorizuar ju.

A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Berisha: Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Berisha: Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normale.