Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se kryeministri Edi Rama po kryen një monopolizim të madh.
I ndalur tek rikthimi i basteve, Lubonja tha se e sheh si një dështim, dhe më qëllimin për të qarkulluar paratë e pista, duke shtuar se në vend po pasurohet vetëm një grup njerëzish.
“Nuk ka njeri që nuk bën lidhje midis krimit botës së krimit dhe lojërave të pasurimit , basteve apo lojërave të fatit. Është një shoqëri ku rinia në vend që të punojë të aftësohet, të profesionohet. E pamë që kaloi periudha e verës dhe ne i vetmi vend që nuk kemi skuadër. Tani kur e hoqën e hoqën me shpresën për të ndërtuar një Shqipëri tjetër, dështuan totalisht dhe tani i kthehen se i duhen paratë, i duhen për zgjedhje e për të blerë vota. Dhe e kishte thënë edhe Braçe, po thellohet marrëzia. Me marrëzi duhet të kuptojmë këtë papërgjegjshmëri që shoqërohet edhe me ikjen e njerëzve”, tha Lubonja.
Pjesë nga biseda në studio:
Mendoni që ka lidhje mes pjesës së botës së krimit dhe basteve dhe shfrytëzohet përpara zgjedhje?
Lubonja: Bastet kthehen për të qarkulluar para të zezë , që është i lidhur me pasurimin e vetëm një pjese. Dhe me këtë monopolizim të madh që ka bërë Rama , shkon më shumë para tek klientela, pra për këtë pa punuar sistematikisht Rama, të rrisë klientelën duke ia marrë edhe opozitës.
Pasaportat e arta, amnistia fiskale?
Lubonja: Të gjitha janë të lidhura, i gjithë problemi është nuk kemi transparencë. tani të shohim se çfarë lloj biznesi prodhon para që të dimë gjendjen , por ne nuk e kemi këtë stadium, pra kjo tregon që ka një polarizim tek një grup i vogël njerëzish. Tani nuk dihet se ku qarkullojnë paratë, kemi rritje të karburantit, por asgjë nuk është e studiuar.
Si e parashikoni të jetë shtatori, edhe në aspektin politik?
Lubonja: Ndjehet nga e gjithë klima që do të jetë betejë e madhe verbale të paktën, akuza e ndërakuza dhe regjistrime, priten arrestime. Janë disa probleme që janë në këtë vend, kemi krimin tani si do ta bëjmë, do t’i lëmë të vriten siç thoshte kryeministri “le të hanë kokën e njëri-tjetrin”
Në një vend si Shqipëria shteti dhe mafia janë të lidhura. Edhe drejtësia është pjesë e shtetit. Pra siç është edhe një flotë, nuk mund një e vetme të kthejë të gjithë figurën.
Është sistemi i ngritur, dhe duhet bërë analiza kush e ka ngritur. Për mua janë faktori ekonomik, pra një ekonomi kriminale dhe faktori politika kapja e shtetit nga njerëz që kanë dashur të pasurohen në mënyrë kriminale. Rama është njeriu që ka dashur të sundojë dhe e dinte që duhet të ndiqte logjikën e njerëzve që pasurohen duke vjedhur duke bërë para me drogë. Por ku mund të kapesh për ta ndryshuar? Duhet të kapesh tek të dy anët e medalies.