Ndeshja e futbollit në kategorinë superiore Egnatia-Tirana e përfunduar me rezultatin 0-2 për miqtë prodhoi një skandal në qytetin e Rrogozhinës.
Në minutën e 33 lojtari i Tiranës shtrihet në tokë pa ndjenja pas përplasjes së fortë kokë më kokë me Hamzat e Egnatias.
Menjëherë stafi mjeksor i Klubit të Tiranës futet në fushë për t’i ardhur në ndihmë lojtarit e pas tyre edhe ai i Egnatias që ndihmoi lojtarin mik duke i dhënë ndihmën e shpejtë.
Tensioni i ngjarjes u përjetua keq nga të gjithë lojtarët në fushë, stafet e ekipeve dhe tifozët në shkallët e stadiumit.
Ajo që ra në sy të të gjithë tifozëve të pranishëm në stadium, mbi 2500 dhe opinionit sportiv që po e ndiqte ndeshjen nga televizioni ishte mungesa e mjekut të autoambulancë.
Ajo erdhi në kohë e u fut në fushë shumë shpejt, por në të ishtë vetëm shoferi, Rrahman Tosku.
Pra në autoambulancë ishte vetëm shoferi i saj, ndërsa nuk kishte mjek.
Çfarë mund të bëjë shoferi përveçse të drejtojë mjetin?!
Fatmirësisht mbërritja e saj në kohë dhe veçanërisht ndërhyrja e mjekëve të dy klubeve të futbollit shmangu një tragjedi në Rrogozhinë.
Ndërhyrja në qendrën shëndetësore Rrogozhinë ishte jetike.
Episodi i minutës së 33 është padyshim një skadal.
Organizatorët që duhet të merrnin masat e plota për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, në këtë rast dështuan. /Kavaja.Net