U dënua për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi. Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO, ndërsa lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit, pasi koha e paraburgimit llogaritet një ditë me një ditë e gjysmë.

Sakaq,  çështja ndaj tij do të zhvillohet në apel, ku Gëllçi kërkon pafajësinë.