Nga: Isa Halili
Me Arnoldin sot për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë nesër!
Partia Demokratike është duke treguar nga dita në ditë se po ringrihet më e fortë, më e besueshme dhe tashmë disponon të gjitha kreditet për të qenë më së paku një alternative bindëse qeverisëse. Demokratët të frymëzuar nga lideri i tyre historik Sali Berisha janë sot më optimist se kurrë se forca ku ata aderojnë ka krijuar tashmë stabilitetin dhe potencën e duhur për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.
Si një parti që prej 31 vjtesh i ka shërbyer interesit kombëtar ka sot për detyrë ti rikthej vendit normalitetin dhe shpresën të cilat fatkeqsisht i ka humbur orej 9 vitesh. Natyrshëm promotorët e një shoqërie pse jo edhe një partie janë të rijtë. Edhe pse këta të fundit po largohen masivisht nga vendi i tyre ka nga ata që ende besojnë se ky vend mund të bëhet.
Njëri prej tyre është Arnold Kariqi. I riu nga Kavaja i cili rrjedh nga një fis ku nisi revolta kundër regjimit komunist tashmë pas 31 vitesh kërkon të përfaqësoj të rijtë demokratë.
Arnoldi është nga ata që i ka parë kundërshtarët politik gjithmonë në sy dhe madje i ka mundur shpesh ata (veçanërisht zgjedhjet lokale në 2017) duke dhënë një kontribut thelbësor në partinë demokratike si kryetar i forumit rinor të qytetit të Kavajës.
Arnoldi rrjedh nga një familje model intelektualësh ku në pjedestal ngrihen vlerat qytetare dhe ato morale. Z. Kariqi ka mbi supe eksperincën e nevojshme dhe disponon të gjithë aftësitë për të udhëhequr demokratët si kreu i FRPD. Kavajasi është një i djathtë që përqafonë të gjitha parimet e partisë ku aderon.
Ai beson tek meritokracia dhe është i përgjegjshëm se çfarë i duhet postit që pretendon për ta rikthyer PD një forcë politike me ideale të pastra europiane. Arsimi i tij dhe eksperinca tashmë disa vjeçare si një aktivist ndaj çdo padrejtësie në këtë vend janë një tjetër garanci për të votëbesuar Arnoldin.
Kariqi është një person plotësisht i përkushtuar ndaj një ideve që beson dhe qëndron i palëkundur ndaj çdo kauze. Ka treguar si kreu i FRPD Kavajë se është magnet për njerëzit për t’i tërhequr ata duke plotësuar një nga kriteret bazë për të qenë lider.
Pamvarsisht respektit për çdo kandidaturë tjetër për kreun e FRPD, një votë për Arnoldin është një diagnozë sot për Patinë Demokratike me qëllim që nesër të shërojmë Shqipërinë, këtë vend të bekuar që sot ka nevojë më shumë se kurrë për misionar si Arnold Kariqi.