Bashkia e Kavajës vendos kurora me lule tek memoriali i Indrit Cara në Suharekë

Bashkia e Kavajës vendos kurora me lule tek memoriali i Indrit Cara në Suharekë 
Tepër mirënjohës për këtë mikpritje kaq të ngrohtë nga Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.
Jam i nderuar dhe njëherazi i emocionuar sepse për mua është vizita e parë ne Suharekë por mbi të gjitha sepse sot këtu vij si KryeBashkiaku i qytetit që e lindi dhe e rriti Indrit Carën! 
Një djalë i ri me ideale të larta që luftës së popullit shqiptar të Kosovës për të drejtën legjitime të lirisë dhe Pavarësisë i fali më të shtrenjtën gjë që kishte; Rininë dhe Jetën e tij! 
Edhe pse kanë kaluar kaq vite, sakrifica e tij sublime do të jetoj gjithmonë në mendjen dhe zemrat tona. 
Sot Kosova jonë e dashur gëzon e lirë dhe krenare Pavarsinë e saj dhe Kavaja gëzon njëlloj me të sepse këtij qëllimi të lartë i fali birin e saj, Ushtar Kavajën! 
Faleminderit!