“Shqiptarët s’kundërshtojnë të keqen”, Imami Dashnor Karaboja: Unë mundohem ti sabotoj, njerzit në radhë tek biznesi i ngritur nga paratë e korrupsionit!

Imami Dashnor Karaboja ka ngritur një shqetësim se qytetarët nuk kundështojnë të keqen dhe bojkotojnë bizneset e ngritura nga paratë e korrupsionit, krimit e drogës.

Imami nga Kavaja tregon eksperiencën e tij personale duke u shprehur se ne jo vetëm nuk gjejmë një formë kundërshtimi por e mbështesim atë.

Kjo pasi sipas tij në Kavajë njerzit kishin tejmbushur njerzit e ishin në radhë pikërisht në një biznes te ngritur me para korrupsioni.

Imami shprehet i indinjuar si qeytetarët mbështesin një biznes të ngritur me vjedhjen që u është bërë atyre.


Mesazhi i Dashnor Karaboja:

E keqja ka disa forma sabotimi/kundërshtimi/luftimi/ apo mbështetjeje dhe aprovimi.

Sot, teksa po kaloja pranë një biznesi të madh, të ngritur me paratë e vjedhura të qytetarëve Shqiptarë (kjo e vërtetuar por jo e faktuar nga gjykata), nuk u ndjeva aspak mirë kur pashë që parkingu ish mbushur qysh jashtë në rrugë.
Këtu kupton që Shqiptarët nuk e kanë kulturën e kundërshtimit të së keqes, duke sabotuar biznesin e ngritur mbi atë të keqe.

Personalisht, vetë bashkë me familjen, përpiqem ti shmangem dhe sabotoj në maksimum ato biznese që kam dyshime dhe bindje të forta që janë ngritur ose me para të krimit (drogës dhe prostitucionit) ose me para të vjedhura nga buxheti i shtetit, të cilat janë kryekëput haram dhe djersa jonë.
Kështu së paku përpiqem ta pengoj sa më shumë atë të keqe duke mos e frekuentuar dhe mbështetur me djersën time.

Nëse kjo do të funksiononte në masë të gjërë, patjetër e keqja në mesin tonë nuk do të bashkjetonte me ne kaq lehtë.