Pasi është thirrur në prokurori, policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës një nënë 33-vjeçare, pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare.
Bëhet fjalë për historinë e frikshme që diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka shokuar opinionin publik, të një familjeje në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3,5 vjeç dhe 9 vjeç.
Për disa javë organet e hetuesisë dhe ato mjekësore kanë kryer hetimet përkatëse ,pasi kishte dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt, ndërsa prindërit, sidomos nëna e fëmijëve, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore.