Xhavit Daiu “mbreti” i mesfushës së Besës, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i Madh” i Sportit

“Mbret”, “Strateg”, Idhull i tifozerise kavajase. XHAVIT DAIU, pa u zgjatur shume te epitetet e tjera qe dilnin nga goja dhe shpirti i sportdashesve te mrekullueshem kavajas, si futbollist me dimension madheshtor ne vitet 1956-1971, pati fatin e rastin ti merte emocionet me shpejtesi. Madje me vrull te paperseritshem. Besa e Kavajes ishte e para skuader ku Xhaviti mesoi ABC-ne e kesaj loje qe “buronte” nga shpirti i atyre qe pasionin donin ta lartesonin edhe pertej imagjinates .Nga Besa e me pas Partizani, Kombetarja e Shqiperise, keto angazhime perbenin nje trekendesh qe lartosonte perdite e me teper reputacionin e nje furtbollisti me parametra nobel si Xhavit Daiu.

I cili ne mesfushe kishte nje klas teper spikates. Konkretisht: qetesi, gjakftohtesi, perqendrim maksimal, karakter, stature fizike te “derdhur” ne cdo kompionent te saj, etj. Xhaviti pati fatin e mire te luante e te shkelqente mes shume YJEVE te kesaj periudhe. Kreu nje numer i konsiderueshem ndeshjesh nderkombetare si Partizanin, Dinamon, ashtu dhe me Besen. Ne nje situate si kjo u krijua natyrshem nje atmosfere brilante te Xhavit Daiu. E tille per ta perjetuar futbollin me fuqine dhe i “magjne” si te nje “Arti” qe dihet se shperndan shume mbresa ne komunitetin e madh te futbolldashesve kavajas, te Partizanit e gjithe qyteteve ku Xhavit Daiu jo thjeshte “gervishti”, por la gjurme te pazevendesueshme.
.
Kariera me dy skuadra, BESA dhe Partizani
Xhavit Daiu pati fatin te luante me dy skuadra qe ne vitet 1956 – 1971 shkelqenin. Me tere kuptimin e plote te kesaj fjale. Kishin futbolliste shume te mire. Dhe te luaje perkrah tyre ishte nje nder i madh. Kampionatet, kupat e Shqiperise, kupat e ndryshme si ato te ngjarjeve e pervjetoreve, te organeve te shtypit, pa thene ndeshjet nderkombetare si per Kupen Ballkanike e ato per Kupat e Europes, dhe mbi te gjitha impenjimet me ekipin Kombetar.

Te gjitha sebashku jepnin adrenaline pa fund te Xhavit Daiu, dy here kampion i Shqiperise me Partizanin (1958, 1959) dhe 1 here fitues i Kupes se Shqiperise (me 1959). U grumbullua me Kombetaren per ndeshjet me Iralnden e Veriut, me Zvicrren e Danimarken, por pa mundur te aktivizohej sepse e verteta eshte qe traineret qe drejtonin, me shume u jepnin hapesire lojtareve nga tre klubet kryeqytetase apo Vllazninse, se sa atyre nga klubet e tjera ku hynte dhe “Besa”.

Pavaresisht ketij “penalizimi”, Xhavit Daiu ishte aty. Ne Elite. Te me te miret. Te me te vleresuarit. Te ata qe shkelqenin. Te ata qe donte sportdashesi ne Kavaje, Tirane e ne te gjithe Shqiperine. Kariera me dy skuadra zhvilloi e persosi dukshem te Xhavit Daiu ne rolin e mesfushorit (quhej dikur gjysembrojtes), tipare fantastike per lojen.

Kontroll e dispiline me e pa top te atij stili tekniko – taktik qe kishte nisur te perparonte dukshem edhe prej eksperiencave te ndryshme qe sillnin ekipet e huaja qe luanin ne Shqiperi. Madje edhe disa nga shtetet Ballkanike konkuronin shume denjesisht ne eventert me te medha si Kampionatet Boterore apo Kampionatet Europiane.

Referendumi i gazetes se Kavajes “Besa Sport”
Ne vitin 1997, me iniciativen e gazetarit e komentatorit sportiv Fatmir Efica qe ishte ne fillim ne rolin e kryeradaktorit, u hap ne Kavaje e para gazete sportive qe quhej “Besa Sport”.

Ne bordin e saj drejtues jane angazhuar edhe gazetare te tjere te njohur ne Kavaje si Fejzulla Dollia, Qemal Cara (keta nuk jetojne me), Josif Doja, Agron Shima, apo dhe miq e bashkepunetore te tjere. Ishin vite te nje klime te veshtire politike qe sundonte ne vend, por Sporti (Futbolli) natyrisht pak, per te mos thene aspak, donte te ja dinte mbi ngjarjet e trishtueshme te kesaj periudhe. Bordi i Gazetes, pasi kishin kaluar numrat e pare qe ishin mirepritur nga lexuesit e shumte futbolldashes, pati vendosur te organizoje nje referendum per te shpalluar formacionin me te mire te Beses ne vite e dekada. Nje procedure qe behej me votim te hapur te lexuesve, emrat e mendimet e te cileve botoheshin per cdo numer gazete.

Ky referendum zgjati 90 dite, pra tre muaj. Qe mjaft interesante renditja perfundimtare (e publikuar ne fund te muajit maj 1998). Me nje diference te madhe pikesh nga votat direkte te fituara, vendi i pare i takoi futbollistit te viteve 1956- 1971, XHAVIT DAIU. Transparenca e ketij procesi ishte ajo qe ja shtoi edhe me shume vlerat fitores ne kete renditje natyrale e aspak virtuale te nje prej futbollisteve me shembullore qe ka patur Kavaja sic ishte Xhavit Daiu. Nderkohe ky referendum ishte dhe nje mesim i mire dhe i dobishem per te respektuar mendimin e lire te qytetareve futbolldashes te Kavajes qe dhane nje leksion te qarte te asaj dashurie e respekti shume te madh per personezhet me te shquar te futbollit ne Kavaje.

Ja perse suksesi i 25 viteve me pare, pra para nje cerek shekulli qe Xhavit Daiu “korri” nga ky referendum, ka lene kujtime shume te bukura jo vetem per familjen Daiu e vete Mjeshtrin e shquar Xhavit Daiu. Qe, pas kesaj fitoreje nisi te quhej nje “mbret” per aftesite dhe cilesite qe ka shpalosur ne karieren e tij. Ne te gjithe qytetin, ky referendum solli konkluzionin mbi degjimin real te vleres se votes sportive qe u percua kendshem ne kete Referendum Sportiv me dimnsion te gjere…

Pensioni i Posacem dhe vleresimi
Pas vitit 1990 kur ne Shqiperi u be shndrrimi i sistemeve, jane 3 (tre) jane futbollistet e shquar Kavajas qe gjer me sot jane vleresuar me Pension te Posacem per meritat e tyre sportive. Pak rendesi ka ne kontekstin e te tre rasteve vlera financiare e shteses mbi pensionin normal te secilit prej emrave te individeve. Me e rendesishme se cdo gje ishte reputacioni dhe vleresimi qe behej nga Institucionet e Larta te Shtetit, “delegimi” i Pensionit te Posacem si nje mbeshtetje per kontributet e rendesishme te dhena ne sport (futboll).

I pari eshte Alush Merhori qe i perket brezit te pare te themelimit te “Beses”.

Ne mes, sepse ketij brezi i perket, eshte Xhavit Daiu (dy personazhe qe per fat te keq nuk jetojne me), por keta ( Alush Merhori & Xhavit Daiu), kane qene e do te mbesin emblema te virtyteve te larta me te cilat e kane perfaqesuar Kavajen edhe ne nivel kombetar. I treti eshte Muharrem Kariqi, nje tjeter ikone e futbollit te Beses. Sot te trajtohesh me nje Pension te Vecante apo te Posacem, eshte dicka qe jo cdokush mund ta perfitoje masen shtese (dubluese) te pensionit normal qe i takon qytetarit te vleresuar me tituj e cmime te rendesishme.

Ndersa emertesa Pension i Posacem del dicka nga korniza e zakonshme, sic eshte vleresimi me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes z.Rexhep Mejdani (me 1999) per te kuptuar se Xhavit Daiu, per kushtet e nje qyteti te vogel si Kavaja, dallonte dhe vertete ka hyre ne “legjendat” e futbollit per te qene vlresuar ne nje fushe te caktuar (specifikisht ne futboll) qe te jesh perfitues sa je ne gjallni, sepse kur ndahesh nga jeta ky pension eshte i tille qe percillet stafete duke iu ricikluar nje emri tjeter pasues vlerash e kontributesh ne jeten sportive.

Familja me baze te paster fetare muslimane.
Xhaviti dhe bashkeshortja e tij Kadena, kane lene trashigimtare 4 (kater) femije. 3 (tre) djem dhe 1 (nje) vajze. Djali i madh eshte Herkurani. Ai ka dy vajza Zamiren dhe Jaseminen si dhe nje djale, Latifin. Zamira pas diplomimit ne Milano punon ne kompanine Ajrore Gjermane te fluturimeve “Lufthansa”. Ndersa Jasmina ka perfunduar studimet ne degen Jurdike dhe aktualisht punon ne Zyren e Kadastres ne Tirane. Djali i Hekuranit Lati ka luajtur futboll deri me skuadren U-19 te Beses se Kavajes, per te mos vazhduar me shume per shkak te nje demtimi.

Dy fjale per Hekuranin. Ai nuk luajtur vete futboll por ka njohuri dhe informacione te shkelqyera per futbollin. Ne memorjen e tij (eshte si nje kompjuter eskluziv), per ti pershkruar ngjarjet, detajet e kujtimet sportive si pakkush tjeter. Kur i servir ne cdo bisede keto argumente vertete e kupton se po bisedopn me nje njeri plot pasion por dhe me horizont te gjere dijesh sportive. Djali i dyte quhet Hilmi. Zanati i tij eshte tregetia. Ka nje djale me emrin Muhamed qe punon ne Spitalin e Kavajes.

Nderkohe Muhamedi ka hapur perballe me tregun industrial edhe nje dyqan (mare me qera) per riparimin e kompjuterave e mjeteve te tjera te teknologjise se avancuar. Hilmiu ka gjithashtu edhe nje vajze qe quhet Suada. Ajo ka mbaruar studimet e Larta e pret te filloje pune se shpejti. Djali i trete quhet PERPARIM. Ate nuk e njeh vetem KAVAJA, po tere SHQIPERIA futbolldashese dhe jo vetem. Eshte i vetmi pasues i babait te tij Xhavitit ne karieren si futbollist. Perparimi ka 3 (tre) vajza. (Autori F.E.: Me lejoni te perifrazoj cdo te ndodhte nese do te kishte 3 (tre) djem). Vajza e pare e Perparimit quhet Medina. Ajo eshte martuar me Dritan Dervishi i profilizuar ne degen Ajti,. Ka nje djale 4 vjec. Quhet Daren e mund te jete ndopshta se shpejti nje futbollist i madh., per te pasuar traditen e madhe te Daive. Vajza e dyte quhet Hueida. Ajo eshte e martuar me Andi Sedja qe punon si Diplomat ne Ministrine e Europes dhe Puneve te Jashtme. Vajza e trete eshte Esma. Efejuar me Lidio Sejdini qe studuion aktualisht ne Fakultetin e Mjekesise.

Vajza e vetme e Xhavit Daiut quhet Lindita. Ajo eshte e martuar me Ramazan Shtylla dhe ka nje djale (Mensurin qe meret me biznes) dhe nje vajze (Nermanin) e cila punon nje njesi Coll Center ne Tirane. Nese veshtron me kujdes emrat si te femijeve dhe te niperve e te mbesave e kupton se familja Daiu ka nje baze te paster fetare muslimane.

Te Partizani e Besa mes YJEVE te futbollit
Dikur, ndryshe nga tani, te beheshe pjese e nje klubi kryeqytatas ishte vertete nje fat i madh.

Kjo sepse zgjedhjet e seleksionimet beheshin jo thjesht nga sy te vemendshem te njerezve te sportit por dhe te drejtuesve te larte te shtetit e ne rastin e Partizanit, te Ushtrise. Kur ata te vinin ne shenjester se vleje dhe i duheheshe Partizanit, atehere, nese dilte ndonje arsye madhore, mund te kishte zprapsje. Xhavit Daiu duke qene se shkelqente te Besa, u pikas nga drejtuesit e Partizanit te cilet e rrembyen. Ne kete ekip ka jo vetem kulmin e karieres, por edhe ato njohje te rendesishme sportive qe per kohen sherbenin me shume se nje “luks”. Partizani ne vitet 1956-1971 kishte lojtare me nje diapazon te jashtezakonshem per futbollin.

Te luaje perkrah tyre beheshe menjehere me “peshe”. Madje shume syresh kujtojne se “edhe rezerve” te ishe te Partizani ne cdo skuader tjeter te rretheve shndrroheshe menjehere ne titullar. Te skuadra e kuqe, sic njihet ndryshe, kane luajtur perpara dhe pas Xhavit Daiut shume futbolliste kavajas. Te cilet, thene me respekt prej gjithkujt, kane gezuar emer shume te mire.

Jo vetem prej luajtjes futboll me shume dinjitet, po edhe per mardheniet mjaft pozitive qe diten te krijonin me grupin e gjere, shume te gjere madje, te futbollisteve qe luanin te kjo skuader (emrat e tyre ne fakt ndrroheshin shume shpesh), edhe prej faktit se pjesen dermuese te ketyre futbollisteve i perfshinte, insure dhen ga moshat e reja, edhe rekrutimi i tyre si ushtare.Disa prej YJEVE qe duhen kujtuar jane “mbreti” RefikResmja, Panajot Pano, Robert Jashari, Lin Shllaku, Mikel Janku, Sotir Seferaj. Mexhit Haxhiu, etj. Ndersa kur la Partizanin Xhavitin edhe Dinamo e merte shpesh si perforcim ne takimet nderkombetare per Kupen Ballkanike dhe Kupat e Europes, pasi admirohej shume klasi i kavajasitsi “mbret” i mesfushes.

Edhe kur u kthye te Besa, Xhavit Daiu ishte perkrah shokeve po aq te spikatur ne futbollin kavajas e shqiptar si. Hasan Germani, Dhimiter Dimroci, ShefqetTopi, Qermal Gravardari, Tahir Daja, Ali Felahi, Allaman Idrizi, Agim Dizdari, Muharrem Karriqi, Thabit Rexha, Mirjan Piku, Nimet Merhori, Vellezerit Selim dhe Esat Gjoci, Naim Hushi, Xhemil Bajaziti, Besnik Dyla, Bujar Pagria, Zenel Kashami, Vullnet Dedej, Azem Mullaliu, Shyqyri Qerolli, etj.

Lamtumira kur Besa po shenonte…MAJAT
Me nje kariere fantastike, sigurisht eshe per shkak te moshes, Xhavit Daiu i ka thene lamtumire futbollit te luajtur ne vitin 1971. Ishte nje sezon i ri qe do te niste shume ndryshe per nga fortesia qe pati ky brez. Sepse… BESA do te arrinte disa MAJA. Konkretisht del dy vite radhazi finaliste eKupes se Republikes ku humb ne menyre dramatike dy finale njera pas tjetres. Me 1971 me Dinamon 0-2 dhe nje vit me pas me Vllaznine me 1972 (2-0 e 0-2) ku ka mbetur i paharruar seriali i 7 penalltive per shkodranet.

Nderkohe Besa e Kavajes luan ne Kupen e Kupave te Evropes dhe kalon ne turin e dyte duke qene e para skuader shqiptare deri ne ate vit qe shijon kete sukses. Ne Kupen Ballkanike Besa arrin suksese te bukura ne ndeshjet qe kane lene gjurme me “Cervenken” e Ish-Jugoslavise, “Beroen” e Stara Zagores se Bullgarise, “Univesritatwean”e Kluzhit te Rumanise por vecanerisht ne finalen me “Panionas” te Greqise 1-2 ne Athine dhe 1-1 ne Durres ku dihet qe Beses iu anullua edhe nje gol.

Xhavit Daiu i vari “kepucet ne gozhde” ne nje moment kur Besa po shkelqente, por trashigimia e talentit dhe e aftesive te tij sportive, ishte e shperndare ne cdo “gen” edhe te brezi(at) qe vijuan futbollin duke pasuruar traditat e medha futbollistike te Kavajes, qe ka qene e do te mbetet nje testament me vete vlerash per cdo brez, te shkuar, te sotem, apo te neserm.Xhavit Daiu ka punuar shume vite te jetes si pompist ne SMT-ne e Kavajes. Atje ku e respektonin te gjithe deri sa pati dale ne pension e ne jeten e perditshme si nje qytetar me vlera te spikatura. Nje detaj i fundit per Xhavitin fiksohet me 28 prill 2009, kur ai ndrroi jete ne moshen 72 vjecare. Edhe moti “qau” ate dite per Xhavitin. Shiu i madh qe ra nuk i pengoi megjithate, krahas familjareve dhe te afermeve, edhe gjithe qytetaret futbolldashes te Kavajes e jo vetem, ta percllnin me shume nderim ne banesen e perjetshme…

Djali, PERPARIMI, gjigand si …Babai
Me bukur se transmetimi konkret i vlerave Baba (Xhaviti) dhe bir (Perparimi) se rasti qe ka familja Daiu ne llojin e vet, nuk ke se ku gjen.

Edhe pse Kavaja, sikurse disa qytete te tjera, kane patur vellezer futbolliste, baba e bij futbolliste, gjysher e niper futbolliste, etj. Te Perpari Daiu, me nje kariere te gjate, edhe me te gjate madje se babai i tij Xhavit Daiu, eshte persosja e kultivimi i nje futbolli me tere parametrat e duhur (edhe pse mes tyre jane ne kohe te ndryshme kontributet e dhena). Perparim Daiu ne Kavajen e tij futbolldashese mund te quhet, sikurse babai, nje “strateg”. Perparimi ka dhene shume per Kavajen, por ka luajtur nderkohe edhe me skuadra te tjera si Partizani, Luftetari, Teuta, Flamurtari, Pogradeci, sikurse pati meriten se shkoi edhe ne “maje”.

Atje, ne ekipin Kombetar kuqezi te Shqiperise pasi me pare kishte kaluar te gjithe “hierarkine” e futbollit te grupmoshave. Ka dalluar per qendresen, rezistencen, dyluftimet si qendermbrojtes (stoper apo i lire) dhe bere “zap” kundershtaret qe vuanin shume te devijonin me cfardo lloj taktike e manovre, “murin” me emrin Perparim Daiu.

Sikurse emri qe mban Perparimi solli “perparim” te padiskutueshem ne repartin e mbrojtjes duke persosur skemat e lojes. Perparimi edhe pse ka luajtur mbriojtes, ne karieren e tij spikatese ka shenuar shume gola, disa prej te cileve kabne rezultuar shume decizive. U be per njekohe te gjate edhe kapiten ne fushen e lojes dhe trainer jashte saj. Per keshillat e cmuara qe jepte tashme Perparim Daiu futet ne radhet e specialisteve dhe opinionisteve te shquar te futbollit shqiptar. Perparimi ka qene ne periudha te ndryshme te dekades se fundit edhe trainer ne disa skuadra.

Natyrisht qe ne ciklin tone, kemi objekt XHAVIT DAIUN, sepse per vete moshen qe ka, Perparim Daiu do te jete ne brezin e vet, me te njejtin format si babai, ne ciklin tone te personazheve dhe yjeve te medhenj te futbollit kavajas. Ne prag te 100 vjetorit te Beses se Kavajes, historise dhe traidites se madhe futbollistike qe ka qyteti yne Kavaja, rasti baba e bir Xhavit e Perparim Daiu, konfirmon nje tjeter krenari me shume ne dinamiken e zhvillueshmerise intensive dhe cilesore te futbollit nga protagoniste te tille te medhenj.

Skeda: XHAVIT DAIU
Datlindja: 17.03.1937
Vendlindja: Synej Kavaje
Shtatlartesia: 182 cm
Pozicioni: mesfushor (gjysembrojtes)
Ndeshje ne Elite me Besen: 217
Gola ne elite me Besen: 11
Ndeshje ne Elite me Partizanin: 54
Gola ne Elite me Partizanin: 3
Trofe me Partizanin: 2 (dy) here kampion i Shqiperise (1958, 1959): 1 (nje) here fitues i Kupes se Shqiperise (1958).
Me Kombetaren: Nga viti 1960 -1964
Cmime te fituar: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi” i Kavajes, “Qytetar Nderi” i Njesise Administrative Synej (Qendra e Kultures ne kete Njesi mban emrin “Xhavit Daiu”). “Mjeshter i Madh” nga ish-Presidenrti i Republikes Rexhep Mejdani (me 1999)

Marre nga Sektori i Sporteve- Bashkia Kavajë
Pergatiti: FATMIR EFICA

(Fotot e ketij publikimi i mundesuan dy djemte e Xhavit Daiut, Hekurani dhe Perparimi. I falenderojme).