Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga stuhi shiu dhe erë e fortë duke shënuar edhe viktimën e parë. Në Kuçovë ka humbur jetën 31-vjeçari Majkëll Vrapi i cili ditën e djeshme u rrëzua teksa ishte duke montuar një panel diellor mbi soletën e një shtëpie të një të afërmi. I riu nga fshati Tapi, Kuçovë u rrëzua nga një lartësi prej 3 metrash duke pësuar shembje në gjithë trupin. Ai i transportua në spitalin Rajonal të Beratit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 31-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Familja Vrapi në fshatin Tapi ka hapur dyert e mortit sot për të përcjellë për në banesën e fundit 31-vjeçarin i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.