DOKUMENTI/ Hetimi për Ilir Metën, Gjendja Civile i kthen përgjigje SPAK-ut: Nuk ka bërë asnjëherë ndryshim emri

Kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Gjendjes Civile lidhur me ndryshimin e gjeneraliteteve nga Ilir Meta, ky organ i është përgjigjur me një shkresë që tregon se kreu i Partisë së Lirisë nuk e ka bërë diçka të tillë.

Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, ish-Presidenti rezulton i regjistruar si Ilir Metaj. Gjendja Civile bën me dije se sipas verifikimeve të kryera nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja.

Ndërkohë, deputetja Monika Kryemadhi e publikoi një ditë më parë certifikatën personale të kreut të Partisë së Lirisë, me pretendimin se po ndihmonte SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por dhe për atë të inceneratorëve.