Arrestohet autori i plagosjes së administratorit të Kallmetit, Besnik Simoni. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Marku. Mësohet se ky i fundit u prangos në një banesë në fshatin Kallmet të Lezhës.
Simoni ka qenë duke lëvizur me makinën e tij bashkë me një person tjetër, kur i është zënë pritë dhe është qëlluar në drejtim të tij disa herë me kallashnikov. Personi që ishte me të fatmirësisht nuk ka marrë lëndime. Pasi iu dha ndihma në spitalin e Lezhës, Simoni u transportua tek Traumë në Tiranë për ndihmë të specializuar, pasi mori tre plumba në trup.
Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se sherri mes tyre ka nisur në zyrën e administratorit, për t’u agravuar më pas me ngjarjen e sotme.