Ancelotti “mposht” Guardiolën dhe Klopp, shpallet trajneri i vitit nga UEFA

Nuk ka pikë dyshimi. Trajneri i Real Madrid, Carlo Anceloti është zgjedhur trajneri i vitit nga UEFA.

Në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e futbollit evropian.

Në garë për këtë çmim edhe Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, të cilët janë “mposhtur” nga timonieri i madrilenëve, i cili fitoi edhe Champions League me Real Madrid.