Aksident i rëndë/ Një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

Aksident me vdekje në aksin Levan-Tepelene. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në fshatin Ziaj.

Burime zyrtare bënë me dije se në aksident u përfshinë dy makina, një “Benz” dhe një “BMW”.

Raportohet se një person ka humbur jetën dhe është plagosur një tjetër. Për pasoje ka ndërruar jete Indrit Rushitaj dhe është plagosur Fatjon Lalaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.