Borxhet e Bashkive, Redjan Krali: Kavaja nuk ka rrezik falimenti, borxhi 820 milionë lekë

Qeveria po përgatitet të marrë në administrim disa bashki të vendit, mes të cilave edhe Bashkinë e Kavajës, për shkak të vështirësive financiare.

Në një intervistë për MCN pak ditë në parë Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka deklaruar se Bashkia e Kavajës nuk është në rrezik falimenti.

Për nismën e Ministrisë së Financave e cila ka hapur konkurs për administratatorë, Krali thotë se ajo nuk lidhet me Kavajën por është parë si mundësi pas disa vitesh por jo për kavajën.

Kryebashkiaku i Kavajës, tha se borxhi arrin në total 820 milionë lekë. Pjesën më të madhe të borxhit e zënë faturat e OSHEE-së, por bashkia nuk ka rrezik falimenti.

I kontaktuar nga Kavaja.Net për të mësuar më shumë mbi situatën Krali ka sqaruar se ky vit është më i suksesshmi në mbledhjen e taksave dhe zvogëlimin e borxhit.

Në Bashkinë e Kavjaës b orxhin më të madh ndër vite e zë OSHEE-ja bashkë me kamatvonesat. Për këtë arsye Bashkia e Kavajës nën drejtimin tim ndërmori urgjent një investim ku ndërroi 3 mijë drita duke vendosur ndricim led. Për këtë arsye u përgjysmua konsumi dhe faturimi. Borxhi total i Bashkisw Kavaje eshte 820 milione leke.

Në vitin 2021 të ardhurat janë mbledhur si në ansjë vit më parë. Në vitin 2022 ne prim të mbledhim edhe më shumë. Këto të ardhura janë kryesisht nga taksat vendore dhe ato të biznesit”, tha Krali.

Intervista e PLOTE

https://www.facebook.com/watch/?extid=WA-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C-GK2C&v=783510002774830