Del foto e parë e ish-deputetit të PS Alqi Bllako pas arrestimit, në ambientet e GJKKO-së mesditën e të shtunës ku u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta lërë në qeli ish deputetin e PS, duke caktuar vijimin e “arrestit me burg”, kërkuar nga SPAK. Ndërkohë që vetë Bllako ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij.
Ai u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Avokati mbrojtës i ish-deputetit, Sokol Hazizaj tha për mediat pas vendimit të GJKKO se klienti i tij ka përcjellë dokumentet e Keshillit te Ministrave dhe nuk ka prodhuar akte.
Avokati akuzoi gjykaten dhe organin e hetimit se nuk njeh kodin e procedurës administrative.
Lidhur me akuzat e SPAK se Bllako ka udhëtuar me bosin e inceneratoreve, Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provuar që bileta të jetë blerë nga Zoto.