Dita e “Homecoming”, Florian Marku gati për rripin e WBC Silver

Florian Marku kundër Miguel Parra Ramirez do të jetë dueli kryesor i “Homecoming”, që zhvillohet sot në “Air Albania” duke nisur nga ora 16:00. Boksieri shqiptar do kërkojë rripin e dytë, të titullit vakant WBC Silver për peshat e lehta.

Në ring do të zbresin edhe të tjerë boksierë shqiptarë dhe më poshtë ju sjellim edhe listën e dueleve që do të zhvillohen në “Homecoming”.

Florian Marku vs. Miguel Parra Ramirez; për titullin vakant WBC silver, peshat e lehta.

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK. Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar.