Ky është ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako teksa del nga Gjykata për të shkuar në paraburgim, pas vendimit të GJKKO për ta lënë në burg. Siç shihet nga pamjet, Bllako ndodhet me pranga në duart, kokën lart dhe i rrethuar nga efektivët që e ruajnë, ai futet në furgonin e policisë.
Gjykata e Posaçme vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Bllako del nga gjykata me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivët që e ruajnë, ai futet në furgonin e policisë.
Në seancën e mbajtur sot, ish-deputeti ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij.
Ai u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Avokati mbrojtës i ish-deputetit, Sokol Hazizaj tha për mediat pas vendimit të GJKKO se klienti i tij ka përcjellë dokumentet e Keshillit te Ministrave dhe nuk ka prodhuar akte.
Avokati akuzoi gjykaten dhe organin e hetimit se nuk njeh kodin e procedurës administrative.
Lidhur me akuzat e SPAK se Bllako ka udhëtuar me bosin e inceneratoreve, Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provuar që bileta të jetë blerë nga Zoto.