Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Itali ku mbeten të vrarë dy vëllezër shqiptarë dhe një tjetër shqiptar po ashtu mbeti i plagosur.
Mësohet se 28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille.
Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.
37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.