SPAK nis hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacione zyrtare KQZ për formularin e dekriminalizimit për Metën.
Mediat kanë zbukuar shkresën ku i kërkohet një kopje e formularit të vetëdeklarimit.
Hetimi po bëhet në funksion të procedimit penal nr.122 të vitit 2022, ndërsa pritet të zbardhet se cili është objekti i këtij hetimi.
Kujtojmë se Meta ka dorëzuar formuar dekriminalizimi në vitin 2013, kohë edhe kur ka kandiduar për deputet.