“Rama do të zhdukë Dibrën me projekt të Enver Hoxhës”- Berisha thirrje kompanisë Bechtel: Mirënjohëse përjetë për Rrugën e Kombit, por tërhiqu nga Skavica! Është çnjerëzore

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama kërkon të zhduke Dibrën me një projekt të Enver Hoxhës. Teksa iu referua projektit për ndërtimin e Skavicës, Berisha i bëri thirrje kompanisë Bechtel që të tërhiqet, pasi ky është një projekt çnjerëzore.

Një thirrje, Berisha kishte edhe për socialistët dhe qytetarët dibranë, që të mbrojnë Dibrën dhe mos lejojnë që të përmbyten dhjetëra fshatra të kësaj zone.

“Unë ju bën thirrje ju, dibranëve kudo që janë, në këtë trevë dhe kudo që ndodhen, të mbrojmë Skavicën dhe mos lejojmë ndërtimin e Skavicës. Nuk mund të zhduket Dibra. Dibrën nuk e zhdukën dot pushtuesit më të egër që e lakmuan aq shumë, vjen tani Edi Rama dhe do të na e zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës.

Këtu është thirrja ime për socialistët Dibran, të shpëtojmë Dibrën. A është rrezik real Dibra? Dibra është në një rrezik që nuk ka qenë kurrë.

I bëj thirrje vëllazërore gjithë dibraneve, të mbrojmë sot ekzistencën e Dibrës. Dibra do të jetë me kalimin e kohës thjesht një emër në librat e historisë.

Unë i bën thirrje kompanisë Bechtel, i them se mbetem mirënjohëse për jetë për rrugën e kombit, por i  kërkoj që të rishqyrtojë dhe të tërhiqet nga projekti. Ky është një projekt çnjerëzor në rrafshin social, është një projekt antikombëtar në rrafshin kombëtar, ndaj dhe mos u mashtro nga Edi Rama se ne do bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën për të mbrojtur të shkruan dhe të ardhmen e saj”, tha Berisha.