Tradita vazhdon, Ramazani bën bashkë drejtuesit politik të Kavajës dhe Rrogozhinës!
Drejtuesit politik të Kavajës ka lënë mënjanë ndasitë politike dhe janë bërë bashkë në iftarin e parë të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.
Kjo traditë e Mirë në qytet vjen pasi Myftinia e Kavajës ka ftuar në iftarin e shtruar prej saj të gjithë drejtuesit politik Në Kavajë dhe Rrogozhinë.
Në këtë iftar kanë Marrë pjesë Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali, Kryetari i Partisë Demokratike Isa Sakja, Kreu i PS Elton Elezi, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla, kreu i PD Dega Rrogozhinë Ferdinand Saraçi dhe deputeti Etjen Xhafaj.
Mesazhi i Myftiut Besnik Leçini:
Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar me mirësitë e të Cilit realizohen veprat e mira.
Nga mirësitë e Ramazanit janë edhe iftaret e përbashkëta.
Ishte kënaqësi që myftinia Kavajë në natën e parë të Ramazanit organizoi një iftarë të përbashkët me imamët e myftinisë, drejtuesit e pushtetit lokal të Kavajës dhe Rrogozhinës,deputeti i zonës, drejtuesit e opozitës, biznesmenë,intelektualë, besimtarë etj.
Duke i falënderuar për prezencën e lusim Allahun e Lartësuar që të pranojë agjërimin dhe veprat e mira dhe na bëftë të dobishëm për shoqërinë!