Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Spillesë, ku është mbytur një 30-vjeçar nga Tirana.
Mësohet se viktima është Denis Xhelo. Ai është nxjerrë në breg nga 2 vrojtuesit dhe më pas ka mbërritur ambulanca, por i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia sqaron se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.