Aksidenti me vdekje, arrestohet 22-vjeçari, policia jep detajet

 Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga autorin e aksidentit , 22-vjeçarin  A.S., banues në Arrameras në Krujë.

Kujtojmë se 22-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A.B., dhe në momentin e aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81 vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Informacion-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 22 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81 vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.