E rëndë në Tiranë, 20-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se në rrugën “Panorama” në kryeqytet 20-vjeçarja T.R, është gjetur e pajetë nga familjarët.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.