Shqipëria është në kohë lufte thotë kryeministri, por pavarësisht kësaj, tenderat me vlera të frikshme nuk ndalen. Asnjë koncesion nuk anulohet, teksa qeveria mban të neutralizuar emocionalisht shqiptarët me 3 mijë lekëshin në muaj e duke luajtur gjiganti-shkurtabiqi me çmimet e shportës ushqimore dhe ato të karburanteve.
Skandali i radhës në fushën e Prokurimeve Publike është një tender me vlerë marramendëse prej mbi 10 MILIARD LEKËSH PA TVSH i hapur nga Ardian Çela i OSHEE.
Tenderi i shërbimeve mbi kufirin e lartë monetar ka si objekt: “F.V dhe Instalim te sistemit te Matjes Inteligjente ne Kabinat Elektrike te OSSH sh.a, SoftWare – t dhe integrimet e tyre ne platformen MDMS (Mater data mangement system”. Ky tender ka të bëjë me instalimin e sistemit të matësave inteligjentë në kabinat elektrike të OSSH. Pra kthimi i tyre në një metodë dixhitale për t’i bërë më thjesht të lexueshme për punonjësit.
Ky lloj tenderimi, jo vetëm ngre dyshime për mënyrën e menaxhimit nga shteti, pasi është lehtësisht i modifikueshëm, por ngre dyshime edhe në vëetetësinë e të dhënave që do të pasqyrohet në faturat e shqiptarëve në fund të muajit.
Nëse jeni skeptikë për llogaritë që bën OSHEE, rikujtoni skemat e pagimit të energjisë gjatë kohës së pandemisë.