Deputeti i PS Besion Ajazi ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në uzinën ushtarake në Gramsh.
Deputeti i këtij qyteti thotë se ngjarja është delikate dhe duhet zbardhur plotësisht nga institucionet përkatëse.
Mesazhi i Besion Ajazi
Ngjarje delikate ajo e mbremshmja ne uzinen ushtarake në Çekin te Gramshit ku tre shtetas te huaj te dyshuar per spiunazh u konfrotuan fizikisht me rojet ushtarake te cilet mbeten te plagosur dhe sot fatmiresisht jane ne gjendje shume te mire shendetesore 🙏🏻.
Krenar per Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, dy gramshiote te mire dhe sherbetore te perulur te shtetit te cilet me guximin dhe profesionalizmin e tyre neutralizuan pershkallezimin e situates👏
Mirenjohje Drejtorise se Policise Qarkut Elbasan, ne vecanti efektiveve te policise se Komisariatit te Gramshit dhe atij te Cerrikut per bashkepunimin dhe nderhyrjen ne kohe rekord ku u be i mundur arrestimi i dy nga tre te dyshuarve.
Aktualisht, te gjitha strukturat ligjzbatuese po hetojne ceshtjen deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.