Një grua është gjetur e pajetë pasditen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, sot rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje. Nuk dihet ende motivi i vdekjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor.