Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për incidentin e rëndë në uzinën e armëve në Gramsh, ku tre shtetas rusë sulmuan dy ushtarë shqiptarë. Sipas ministrisë, tre rusët, që kishin edhe pasaportë ukrainase janë ndaluar nga autoritetet. Ndërsa ushtarët shqiptarë të lënduar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Reagimi i ministrisë së Mbrojtjes
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar.