Preç Zogaj: Ambasadorja Kim, korrekt me ligjin tonë, në përputhje me qëndrimet e SHBA

“Korrekte me ligjin ! Në përputhje me qëndrimet dhe  politikën amerikane për Shqipërinë”, ka qenë komenti i Presidentit të  Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj  në emisionin “Publikisht”   të  RTSH-së ku u fol për  takimin e ambasadores së SHBA, Juri Kim me kryetarin e komanduar të PD-së,  Enkelejd Alibeaj dhe  për  reagimet e ashpra të  Grupit të Rithemelimit kundër saj.

“Takimi u zhvillua pasi PD zyrtare apeloi dje zyrtarisht  vendimin e  gjyqtarit Zhukri”, tha Zogaj.“Githkush mund të pyesë: Pse  zonja Kim nuk e kishte takuar  më parë zotin  Alibej? Sepse  nuk kishte një apelim të vendimit të lartpërmendur.  Tani ka. Do të thotë se  vendimi I gjyqtarit Zhukri as ka qenë , as është I formës së prerë. Tani del edhe njëeherë në pah se shkelësit e ligjit dhe praktikave  të sjelljes konform vendimeve te gjykatave janë Sali Berisha me shokë që kanë nxituar të  bëhen përbaruesit e një vendimi të shkallës së parë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëhërë një gjë të tillë. Vetë vendimi i  gjyqtarit Zhukri  shrehet se ky vendim mund të apelohet brenda një afati pesëmbëdhjetë ditor”.

Zogaj shtoi se  do të jetë Apeli që do të  vendosë  nga pikpamja ligjore sekush e ka PD-në mes dy palëve në konflikt.

“Ky i sotmi nuk është lajmi  më i keq për Berishën. Ai duhet të mbajë parasysh se  nëse  merr kryesimin apo zotërimin e PD-së në rrugën që ka nisur, SHBA do të deklarojnë ndërprerjen e  marrëdhënieve me PD-në”, tha Zogaj