Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po vjen sezoni dhe populli do të flasë.
Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se Rama duhet t’u kthejë shqiptarëve 400 milionë eurot që i ka grabitur me çmimet dhe që ia jep klinetëve të tij.
“Po afrohet sezoni, dhe populli do flasë me Edi Ramën. Njerëzit nuk mund ti asgjësosh në këtë mënyrë. Ky në vend që t’u kthejë rreth 400 mln që u ka grabitur me çmime, ia jep klientelës së tij”, tha Berisha.
Porti i Durrësit
Berisha e ka cilësuar ndërtimin e portit të Durrësit si një abuzim dhe vjedhje e madhe. Ai tha se bëhet fjalë për miliarda fitime, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Berisha e ka cilësuar ndërtimin e portit të Durrësit si një abuzim dhe vjedhje e madhe. Ai tha se bëhet fjalë për miliarda fitime, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama”, tha ai mes të tjerash.
“Janë që të gjitha një abuzim i madh, një vjedhje e madhe. Në një takim para kësaj unë kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 miliardë euro, pa llogaritur sipërfaqen e ndërtimit mbi të. Edi Rama e ka ndërmarrë kryekëput për xhepat e tij, një aferë për të cilën nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit, janë shkelur rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për tenderat. Një aferë që nuk do të mund të realizohet, një aferë që gjobit Shqipërinë me ndërtimin ndoshta 2 miliardë euro të një porti të ri se do zoti Rama me enturazhin e tij të ndërtojë Dubain e vet. Pra, ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi, po e ndjekim çdo ditë, por aferë…mund t’ju rikujtoj këtu se ndoshta për Velierën famoze e filluar në 2016 dhe s’po përfundon, Edi Rama bëri një takim dhe paraqiti një projekt 3D, ju s’keni parë kund takim publik për Portin e Durrësit. Nëse tek Veliera fitimi është disa milionë, te Porti i Durrësit fitimi është disa miliarda por ai nuk do të mund ta gëzojë”, u shpreh Berisha.
Pasaporta e Artë
Kreu i PD, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme se përse kritikon kryeministrin Edi Rama për ‘Pasaportën e Artë’, pasi edhe ai vite më parë ka tentuar ta bëjë këtë.
Berisha tha se nuk bëhet fjalë për të njëjtën situatë, pasi në kohën e tij shteti nuk ishte i kapur nga mafia dhe raportet e huaja nuk e cilësonin Shqipërinë si “narkoshtet”.
“Së pari e theksoj pasaporta e artë në kushtet e shtetit ligjor funksional përdoret nga vende të ndryshme për të rritur thithjen e investimeve të huaja, por asnjëherë dhe në asnjë kohë Shqipëria nuk ishte vlerësuar si narkoshtet në atë periudhë që ju flini, raportet e BE e vlerësonin Shqipërinë si shtet ligjor funksional. Sasia e kokainës që eksportohej nga Shqipëria në Itali në vit, nuk tejkalonte kurrë 8 deri në 12 kg, kurse heroina, rruga sipas raporteve serioze, u spostua dhe Shqipëria doli nga ajo rrugë. Pra nuk bëhej fjalë për narkoshtet në Shqipëri në atë kohë, përkundrazi ka përcaktime demokraci funksionale dhe shtet ligjor. Të gjitha raportet janë të kësaj natyre. Së dyti, Shqipëria nuk bëri dhe nuk kërkoi të bëjë amnisti fiskale penale, por civile. Dhe këto janë të dokumentuara. Është krejt tjetër kjo, kurse Rama ka një trinom, mbjelljen e drogës, amnistinë penale dhe pasaportën e artë”, tha Berisha.