Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se partia e tij është pro ligjit për Lustracionit, ndërsa pohoi se iniciativa që ka marrë PS është me qëllime të tjera.
Ish-kryeministri e konsideron draftin e mazhorancën për ish-spiunët si një ligj që po bëhet vetëm kundër ish-Presidentit Meta.
“PD gjatë periudhave të saj në pushte ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën botërore, europiane, ligjet e dekriminalizmit janë tjetër, dhe ato të lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjin e Lustacionit PD përjashtonte të gjithë bashkëpunëtorët, agjentët e sigurimit të shtetit dhe nomokralurën e lartë komuniste, u vu në funksion në 96-ën. Në vitin 2008 miratoi në parlament ligjin e Lustacionit, për hir të së vërtetës me një ligj siç ishte. kemi enë dhe do jemi për ligjin e Lustracionit. Atë që i bënë PS-së është një ligj, është një ligj që mund ta quajmë; ligji anti-Meta. Kjo bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë plotësisht nga ai që akuzohet, zoti Meta. Nëse PD është e gatshme që të riktheje ligjin e Lustracionit, Autoriteti i Dosjeve ekziston dhe nuk ka nevojë që të ngrihet. PD ka qenë dhe do jetë për Lustracionit. Në dijeninë time dekriminalizimi përgjegjës kryesor ka komisionin qendror të zgjedhjeve”, pohoi ai.