Tragjedi/ 12-vjeçari po luante me shokët, u fut në lum të merrte topin, por…

Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupit të 12-vjeçarit në Mirditë, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit teksa po luante me top me shokët. 

Në terren ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme.

Brenda pak minutave pritet që të mbërrijnë polumbarët, ndonëse temperaturat në këtë zonë janë shumë të ulëta.