Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi mundësinë e kandidaturës së Lulzim Bashës si President i Republikës.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Rama thotë se Basha ka mundësi për të marrë votat e mazhorancës, aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar.
“Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e Syri Qimit.net”, tha Rama.